Digjet një shtëpi
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz
Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë: vetura, shtëpia dhe objekti ndihmës i shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet jashtë vendit.
Sipas policisës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rugova” në Prishtinë ndërsa Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./21Media