Ushtarët gjermanë tërhiqen nga baza në Turqi
Qeveria e Gjermanisë ka vendosur që të tërheq ushtarët gjermanë nga baza Inçirllik në Turqi dhe t’i dërgojë ata në Jordani
Kjo për shkak të thellimit të tendosjeve mes Ankarasë dhe Berlinit, ka njoftuar agjencia e lajmeve, DPA.
Qeveria në Berlin miratoi planin e propozuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursulla Fon Der Lejen.
Vendimi u mor pasi që Turqia ja ndaloi deputetëve gjermanë që të vizitojnë këtë bazë të NATO-s, në të cilën janë të stacionuar 260 ushtarë gjermanë, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik, shkruan rtv21.tv.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë arrestuar sot 60 ushtarë dhe kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 128 personave tjerë, në aksionin kundër rrjetit të klerikut në mërgim, Fetullah Gylen, i cili akuzohet për organizimin e puçit të dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar, njoftuan mediat turke.
Rreth 50 mijë njerëz janë arrestuar pas puçit të dështuar, ndërsa 150 mijë njerëz tjerë janë suspenduar apo pushuar nga puna, përfshirë këtu ushtarë, policë, arsimtarë dhe punëtorë tjerë të sektorit publik./21Media