ISIS thotë se ka vrarë një çift kinez
Personat e armatosur rrëmbyen çiftin derisa po largoheshin nga qendra
I ashtuquajturi Shteti Islamik thotë se ka vrarë dy shtetas kinezë të cilët u rrëmbyen në Pakistanin jugperëndimor nga persona të armatosur në fund të majit. Agjencia e lajmeve ”Amaq” e lidhur me ISIS-in e njoftoi përmes një deklarate në gjuhën arabe .
Ministria e jashtme e Kinës tha se ishte “tepër e shqetësuar” dhe po punonte për të verifikuar informacionin.
Çifti thuhet se ka studiuar Urdu në një qendër gjuhësore në qytetin e Quetta kur u rrëmbyen.
Sipas raporteve të medias lokale, personat e armatosur rrëmbyen çiftin derisa po largoheshin nga qendra. Një grua kineze arriti të shpëtojë gjatë ballafaqimit.
Në atë kohë, as ISIS as ndonjë grup tjetër militant nuk kanë deklaruar se kanë kryer ndonjë rrëmbim.