May: Do ta formoj qeverinë
Partia Konservative e Theresa May në zgjedhjet e fundit ka fituar 318 ulëse në parlament
Për të formuar qeverinë i nevojiten 326 ulëse, andaj May nuk mund ta formojë qeverinë pa ndihmën e një partie tjetër.
Ajo u takua me Mbretëreshën Elizabeth II, për të kërkuar leje nga ajo që të formojë qeverinë e re të Britanisë së Madhe, shkruan rtv21.tv.
Pas takimit me mbretëreshën, May deklaroi se ajo do ta formonte qeverinë në bashkëpunim me Partinë e Bashkuar Demokratike, e cila ka 10 ulëse në parlament.
Kryeministrja May tha për publikun se: “Ajo mund të ofrojë siguri, dhe do ta udhëheqë vendin përpara”. Poashtu ajo bëri të ditur se do ta përmbushte dëshirën e popullit, për të larguar Britaninë nga Bashkimi Evropian./21Media