Doganat Shqiptare thellojnë bashkëpunimin
Shkëmbimi i informacionit midis dy administratave ishte një ndër temat e diskutuara
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare, Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtorë është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale ndërmjet dy vendeve.
Derisa takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë: Shkëmbimi i informacionit midis dy administratave, diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit, lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve si dhe diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit.
Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë ndërmjet dy vendeve.
Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme./21Media