Komuna e Obiliqit mbështet me nga 150 euro lehonat
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka nënshkruar sot vendimin përmes së cilit çdo gruaje lehonë nga kjo komunë do t’i ndahen nga 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
I pari i kësaj komune ka publikuar këtë vendim në Facebook dhe zotohet se çdo kategorie të shoqërisë do t’i japë ndihmën institucionale.
“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit, çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS). Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”, ka shkruar Gashi në Facebook./21Media