Hahn: Të mos vonohet krijimi i institucioneve në Kosovë
Sipas Hahn ka nevojë për reforma
Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se pret që të mos vonohen institucionet e reja, ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, sepse sipas tij ka nevojë për reforma.
Hahn ka thënë se institucionet e reja duhet të vazhdojnë me reforma sa i përket agjendës evropiane, implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave.
Ai nuk është përgjigjur rreth rezervave të tij për ndonjë subjekt politik në Kosovë marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se njerëzit kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre shumë qartë.