Incidenti në Londër nuk ka të bëjë me terrorizëm

Ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllokuar

Një person i armatosur me thikë është arrestuar sot nga policia britanike, ndërkohë që ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllokuar, transmetojnë mediat britanike.

Pjesëtarët e armatosur të policisë janë duke patrulluar në rrugët përreth ndërtesës së Parlamentit britanik. Siç thuhet, një person i cili ishte i armatosur me një thikë është arrestuar, ndërsa BBC transmeton se ky rast nuk ndërlidhet me terrorizmin.

“Një burrë i moshës rreth 30-vjeç, është arrestuar dhe dyshohet për posedim thike. Nuk ka raporte për të lënduar”, thuhet në kumtesën e policisë.

Back to top button