A do të qëndrojë Zidane në Real?
Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij te Reali
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në një konferencë për shtyp ka folur për të ardhmen e tij.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Real apo jo.
“Unë nuk mund të garantojë që sezonin e ardhshëm do të jem në krye të Real Madridit”, ka thënë Zidane.
Deklarata e Zidanes, vjen para derbit me Atletico Madridin dhe përplasjeve me Bayern Munichun në kuadër të Champions Leagues.