Lladrovci uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit
Lladrovci: Uroj që kjo festë t’ju gjejë në harmoni
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e shënimit të festës së Fitër Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam me dëshirat që kjo festë dhe gjithë festat tjera të gjejnë qytetarët me shëndet, begati e harmoni familjare.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit dhe gjithë Kosovës, me lejoni që ne emrin tim, të familjes dhe Komunës së Drenasit të ju uroj festën e Fitër Bajramit gjithë qytetarëve të besimit mysliman. Pas plot një muaji begati, sinqeritet, dashuri e solidaritet të muajit të bekuar të Ramazanit, besimtarët e besimit mysliman me shpirtin e lartësuar tek Zoti, festojnë festën e tyre të Fitër Bajramit. Duke lartësuar sakrificën e tyre një mujore, ata sot janë me të bashkuar se kurrë në sofrat e tyre ne këtë ditë të bekuar, ndaj uroj që kjo festë të ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri tjetrin, me plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj”, shkruhet në urimin e Lladrovcit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?