Vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet për 4,3 për qind
Agjencia shkruan se në një vendim të tillë kanë ndikuar presionet e presidenti
Vendet anëtare evropiane të paktit NATO dhe Kanadaja do të shtojnë shpenzimet për mbrojtje për këtë vit për 4,3 për qind, deklaroi sot shefi i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg, transmeton agjencia AFP.
Agjencia shkruan se në një vendim të tillë kanë ndikuar presionet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar që për mbrojtje të ndahen më shumë të holla.
“Për vitin 2017 parashikojmë madje rritje reale vjetore të shpenzimeve prej 4,3 për qind”, shkruan AFP.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?