10 të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

10 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, u regjistruan edhe 302 raste të reja, ndërsa u shëruan edhe 444 pacientë.

Rastet e vdekjes: 5 pacientë nga Shkupi (83, 75, 82, 70 dhe 47 vj) dhe nga 1 pacient nga Strumica (67 vj), Struga (55 vj), Prilepi (61 vj), Ohri (85 vj) dhe Gostivari (51 vj).

Rastet e reja: në Shkup – 165, Veles – 14, Kumanovë – 13, Ohër dhe Kavadar nga 12, Tetovë – 11, Dibër – 8, Strumicë, Radovish, Dellçevë dhe Gostivar nga 6, Shtip, Prilep dhe Manastir nga 5, Demir Kapi – 4, Strugë, Sveti Nikollë, Koçanë dhe Gjevgjeli nga 3, Negotinë, Kriva Pallankë, Kratovë, Kërçovë dhe Dojran nga 2 dhe nga 1 rast në Resnjë dhe Berovë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 shkoi në 92.193, numri i të shëruarve është 80.837, kurse i viktimave – 2.841. Për momentin shënohen 8.515 raste aktive./21Media

Back to top button