Partitë kanë kohë deri në orën 16:00 ta bëjnë rirenditjen e kandidatëve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar partitë se deri në orën 16:00 mund të njoftojnë për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.

KQZ-ja njoftuar se mbledhja do mbahet sot në orën 17:00.

“Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button