Kaloni te përmbajtja kryesore

Paralajmërohen sërish vërshime

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) sot informoi se nga sot deri më 12 shkurt pritet të ketë vërshime.

Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë, të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

“Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.  Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.”, informoi IHMK./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button