Plan për të ndërtuar një aeroport
Qeveria thirrje për të bërë një projekt për ndërtimin e një aeroporti
Pas nisjes së studimit për të ndërtuar një aeroport në Vlorë, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur thirrjen për të bërë një projekt i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të një aeroporti në qytetin e Korçës.
Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.
Burime e ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria “One Billion Euro Project”, të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik – privat.