Plaçkitet një market te Santea
Sonte rreth orës 18:04 është plaçkitur në një market në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Një i dyshuar mashkull ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga aty. Njësitet policore i janë përgjigjur njoftimit dhe kanë ndërmarrë veprimet që parashihen në këso situatash”, ka thënë Krasniqi./21Media