Të shqyrtohet oferta e Ramës për vaksinimin e mjekëve
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas ofertës që kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama bëri për vaksinimin e punëtorëve të shëndetësor në Kukës.
Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla përmes një komunikate për media u shpreh se ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, qe po i njëjti është anagazhuar direkt për të mundësuar vaksinimin e punëtorëve shëndetsor, por që nuk ka marrë një konfirmin nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ata kanë apeluar Ministrinë e Shëndetësisë, që nëse nuk janë të gatshëm për marrjen e vaksinave, atëherë FSSHK është e gatshme të marrë përsipër tërë organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar. “Për çdo vonesë tjetër përgjegjësinë e mbajnë Institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ndërsa në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në emisionin “Argument Plus” në RTV21 ka deklaruar se numri i vaksinave që ka ofruar Shqipëria për personelin shëndetësor të Kosovës ka qenë i kufzuar.
“Ka qenë një deklaratë diku rreth 100 punëtorë. Ka qenë problem cilin me zgjedh, 100 vetë! Asnjë infektolog nuk ka pranuar të shkojë të vaksinohet. Të gjithë kanë pranuar fatin që të presin që vaksina të vijë në Kosovë”, ka thënë Sadiku./21Media