Katër persona të lënduar në një aksident në Drenas
Katër persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën Bardh i madh -Drenas rreth orës 14:00.
Lajmi për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media