UP: Pse gazetaria pa master e doktoranturë?
Krasniqi: Vendimi i Agjencisë së Akreditimit – arbitrar dhe i pabazuar në fakte.- Rexha: Në degën e Gazetarisë, mungojnë kuadrot shkencore
Dega e Gazetarisë e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, e ka quajtur burokratik dhe të padrejtë vendimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për pezullimin e programit master dhe programin e doktoratës. Në këtë degë thonë se ky vendim do ta dëmtojë univeristetin publik dhe studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet master dhe të doktoratës në këtë universitet./21Media