Kupa e Italisë shkoi në duart e Juventusit

 

Gianluiggi Buffon do ta ngrejë edhe një trofe të fundit para se të largohet përfundimisht nga skuadra e Juventusit.

“Zonja e Vjetër” e ka fituar Kupën e Italisë për edicionin 2020-21 pasi sonte e mposhti Atalantan me rezultat 2-1.

“Bianconerët” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar në minutën e 31’ nga Dejan Kulusevski.

Atalanta reagoi shpejtë duke e barazuar rezultatin pas 10 minutave me golin e bukur të realizuar nga Malinovskyi dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Juventusi ia doli që të realizonte edhe një gol, i cili edhe solli trofeun e Kupës së Italisë. Realizues ishte Federico Chiesa në minutën e 73’ të ndeshjes.

Back to top button