Përfundon rinumërimi i kutive të Beratit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka përfunduar rinumërimin e kutive në qarkun e Beratit.
LSI nuk ka arritur të sigurojë mandatin, por rezultati është ngushtuar me 58 vota.
Në total janë rinumëruar 114 kuti votimi.
Një ditë më parë KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe SLI për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Berat./oranews