Vajza dhe djali e rrahën prindin

 

Policia ka bërë të ditur se dje një burrë kosovar nga Mitrovica ka raportuar se dy fëmijët, djali dhe vajza kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

”Me 22.05.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët tij të dyshuarit djali dhe vajza kishin ushtruar dhunë  fizike ndaj  tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit ja liruar në procedurë të rregulltë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur të premtën në mbrëmje./21Media

Back to top button