BDI dhe ALEANCA: Shqipja – çështje e kryer

BESA: Po shpërfillet vullneti i shqiptarëve

Opozita shqiptare në Maqedoni do të mirëpret këshillat e Komisionit të Venedikut në lidhje me gjuhën shqipe, por Afrim Gashi nga Lëvizja Besa tha se do të shpërfillet vullneti politik i shqiptarëve nëse ligji nuk vihet në kuvend brenda afatit të paraparë.

“Për këtë ligj tashmë ka paralajmërime se nuk do të vijë në Kuvend por se do të pritet prononcim të Komisioneve tjera ndërkombëtare. Ne do të mirëpresim çdo vlerësim të çdo Komisioni ndërkombëtar por duhet që sa më shpejt Kuvendi I RM-së ta votojë atë ligj. Nëse ligji nuk vihet në Kuvend ne do ta trajtojmë si shpërfillje e vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe luajtje me ndjenjat e tyre”, tha Gashi.Raport i TV21 nga Maqedonia./21Media

Back to top button