Adelina feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot
Këngëtarja kosovare, Adelina Thaçi-Meta feston sot ditëlindjen e 41-të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes instagramit, ku shihet se ka marrë disa dhurata të veçanta nga të afërmit e saj, e në mesin e tyre edhe një libër.
Ndërkaq, kjo është ditëlindja e parë që Adelina e feston pas vdekjes së babait të saj.
Kujtojmë se, Adelina prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe nga kjo martesë çifti ka dy vajza, Fionën dhe Melisën./21Media