Bëhet e ditur se kur do të publikohet bashkëpunimi i Taynas dhe Azetit

 

Rep-artistët e njohur shqiptarë, Tayna dhe Azet nesër në mesnatë do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre. Këtë e kanë bërë të ditur sot artistët përmes postimeve në instagram, ku kanë publikuar edhe foto, shkruan rtv21.tv

Neser 23:59″, ka shkruar Tayna krahas postimit, ku e ka etiketuar Azetin.

Pamje nga prapaskenat e bashkëpunimit me Taynën ka publikuar edhe Azet. “Shihemi nesër n‘ora 23:59 Morgen 23.59 Uhr”, ka shkruar ai krahas imazheve.

Ndryshe, projekti i fundit i Azetit është “Unë Jam”, ndërsa i Taynas, në bashkëpunim me Ivorian Doll është “WTF”./21Media

 

Back to top button