Vdiq në vendin e punës një grua në Fushë Kosovë
Një grua ka vdekur, pasi gjatë kohës sa ishte në punë i është keqësuar gjendja dhe ka mbetur pa vetëdije.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast të njëjtit kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë, në orët e hershme të mëngjesit, pasi punëtorja kishte filluar punën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media