Danimarkë – Finlandë, formacionet zyrtare
Ndeshja e parë e Grupit B në kuadër të Kampionatit Evropian është ajo ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës.
Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në “Parken Stadium” të Kopenhagës.
Në këtë grup janë të përfshira edhe Rusia dhe Belgjika, shtete këto të cilat ballafaqohen po ashtu sonte nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Danimarkë – Finlandë:
Danimarka (4-2-3-1) : Schmeichel; Maehle, Christensen, Kjaer, Wass; Hojbjerg, Delaney; Braithwaite, Eriksen, Poulsen; Wind.
Finlanda (4-4-2) : Joronen; Raitala, O’Shaughnessy, Arajuuri, Uronen; Lod, Kamara, Sparv, Toivo; Pukki, Pohjanpalo.