Alivanosen 17 punëtorë në një fabrikë në Gjakovë

 
Policia ka bërë të ditur se dje nga spitali i Gjakovës është raportuar se 4 punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur.

”Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull  kosovar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe inspektorati komunal, të cilët kanë ndërprerë punën e fabrikës.

Rasti është ende nën hetime./21Media

Back to top button