​Viola von Cramon viziton monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren

 
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka qëndruar sot për vizitë në Prizren.
Cramon ishte pjesë e delegacionit nga Parlamenti Evropian, e shoqëruar nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, të cilët vizituan edhe shumë monumente të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.
“Faleminderit për ditën interesante në Prizren. Ishte një nder i madh për mua të isha mysafire juaja dhe të vizitoja trashëgiminë kulturore të Kosovës së bashku me kryetarin e qytetit @mhaskuka dhe ministrin e Kosovës për Kulturë @HCeku. Shpresoj të kthehem së shpejti. Vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike”, ka shkruar von Cramon në Twitter./21Media

Back to top button