Aksident në Gjilan, katër persona të lënduar 

 
Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Gjilan që nodhi të dielën rreth orës 00:05.
Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në kushtet e rrugës, ku vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga duke goditur një urë betoni.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasoj e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën VW Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni. Si pasoj e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjer  (dy femra kosovare, një mashkull kosovar dhe nja mashkull shtetas i huaj) kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasoj e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë”, njofton policia. /21Media 

Back to top button