Gjendet i vdekur në pyll një person
Një person është gjetur pa shenja jete në një pyll në Skënderaj.
Rasti është raportuar në polici nga një dëshmitar i cili kishte gjetur viktimën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësiti policor si dhe ai mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media