Elvana Gjata e lumtur për takimin me presidenten Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjatën.
Në Instagram, Elvana ka ndarë fotografi nga momenti i takimit me presidenten Osmani.
Këngëtarja i ka dhuruar presidentes albumin e saj të ri “Çelu”.
“E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Elvana për takimin./21Media
View this post on Instagram