10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1580 teste, ndërkaq janë shëruar 12 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës./21Media