Konjufca uroi 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve
245 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka uruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai në rrjete sociale ka publikuar një fotografi të flamurit të SHBA-së, krahas së cilit ka shkruar: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë!
Ndryshe, 4 korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve./21Media