E ardhmja e Insignes vendoset pas “Euro 2020”

Napoli do t’i hap bisedimet për rinovimin e kontratës me Lorenzo Insignen menjëherë pas kampionatit evropian, raporton “Corriere dello Sport”.
Kontrata e 30 vjeçarit skadon në vitin 2022 dhe Napoli kërkon që ta mbaje lojtarin edhe më tutje në skuadër.
Pengesa e vetme është që Insigne po kërkon rritjen e pagës momentale, e cila është 5 milionë euro, ndërsa Napoli nuk pajtohet me këtë kërkesë.
Skuadra, si brenda ashtu edhe jashtë Italisë janë të interesuara për shërbimet e tij.

Back to top button