Modelja e famshme Katie Price dje zbuloi se ajo dukej si një “përbindësh” pas operacioneve plastike.
43 vjeçarja, ka bërë ndërhyrje në sy, buzë, mjekër dhe në bazë të disa fotografive ajo duket e panjohur.
Katie Price thuhet të ketë thënë pas operacinonit të fundit: “Thjesht mendova: ‘Kjo është ajo, unë do të vdes’. Unë isha e tmerruar dhe dukesha si një kukull e rreme”.
Kurse i fejuari i saj Carl Woods deklaroi se dëshiron pamjen e vjetër të Katies.
“Unë thjesht dua që Katie e vjetër të kthehet!”, tha i fejuari i saj.
Katie bëri ndërhyrjet tri javë më parë në Turqi. Katie humbi aq shumë gjak sa që mjekët kërkuan një transfuzion, mirëpo gjendja e saj është në përmirësim e sipër
./21Media