Kaloni te përmbajtja kryesore

Jep dorëheqje menaxheri i Britney Spears

 
Larry Rudoplh, menaxheri i këngëtarës Britney Spreas për 25 vjet me radhë, ka dhënë dorëheqje.
Kjo lëvizje e tij vije dy javë pasi Britney deklaroi në gjykatën e Los Angeles se ajo është detyruar shumë herë të performojë kundër vullnetit të saj.
“Ka rreth dy vjet e gjysmë që kur bëra një bisedë me Britney dhe ajo më tha se do të pensionohet për një kohë te pacaktuar nga puna e saj, e tani e kam kuptuar se ajo do të pensionohet përfundimisht nga puna që bën, gjë që si menaxher i saj mendoj që kjo është në interes të saj dhe se interesat e mija profesionale nuk janë të nevojshëm më”, tha Rudolph.
Larry ka qenë menaxher i Spears që nga fillimet e saj, që nga koha kur nëna e këngëtarës e pyeti atë për zërin e saj dhe ai ishte i impresionuar nga talenti i saj, gjë që e bëri që ta prezantojë artistën para grupeve të njohura muzikore në New York./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button