Lansohet “Ay Caramba” nga Melinda, Nora dhe Gjiko

 
Një bashkëpunim i shumëpërfolur më në fund u finalizua më një projekt si “Ay Caramba”.
Melinda, Nora dhe Gjiko, erdhën me projektin e tyre të parë bashkë të tre, ndërkohë që Nora dhe Gjiko kanë bashkëpunuar më parë, njësoj si Melinda dhe Gjiko, ku të dyja projektet ishin hite të padiskutueshme.
“Ay Caramba” sjell artistët me një paraqitje krejt ndryshe.

E fundit nga Melinda është projekti “Qa din ti” i cili shënoi rikthimin e artistës, pasi ajo pauzoi për pak kohë edhe në rrjete sociale, pas humbjes së nënës së saj, e cila vdiq më 3 mars të këtij viti.
Ndërkohë, projekti fundit nga Gjiko është bashkëpunimi me këngëtarin Ermal Fejzullahu, “Sa t’kom dasht”, e cila po ashtu, u pëlqye mjaft shumë.
E Nora, ka munguar tashmë një kohë me projekte të reja muzikore, e fundit nga këngëtarja është versioni akustik i këngëve të vjetra të saj, projekt i cili u mirëprit nga dëgjuesit e muzikës së saj./21Media

Back to top button