Haradinaj: Vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur pikëllues për vdekjen e babait të ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Fazli Veselit.
Haradinaj ka shkruar vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli, për shkak të rrethanave tanimë të njohura.
“Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli! Baca Fazli u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli ka vdekur sot./21Media

Back to top button