Sonte gjysmëfinalja e dytë e “Euro 2020”

Sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e “Euro 2020” midis Anglisë dhe Danimarkës.
Në çerekfinale “Tre Luanët” mposhtën 4:0 Ukrainën, ndërsa Danimarka eliminoi Republikën e Çekisë 2:1.
Deri tani në këtë evropian, në pesë ndeshje të zhvilluara, Anglia ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, krahas tri fitoreve dhe dy humbjeve të Danimarkës.
Të dy trajnerët pritet të kenë të gjithë lojtarët e gatshëm, ku mungesa e vetme do të jetë mesfushori i Interit, danezi Christian Eriksen.
Ndryshe, fituesi i përballjes së sontme do të zhvillojë ndeshjen finale të “Euro 2020′ kundër Italisë.

Back to top button