Aksident trafiku në kryeqytet, ka të lënduar

 
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet tri automjeteve.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Borovci.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident./21Media

Back to top button