Vritet një person në Viti

 
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje më armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.
Dy të lënduarit po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë, kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i involvuar në rast.

“Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
Back to top button