Vodhi pesë pasaporta familjare dhe veshmbathje në një veturë, arrestohet

 
Është arrestuar sot një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë.
42-vjeçari dyshohet se kishte vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje nga vetura.
“Me datë 14.07.2021 në ora 08:00, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në rrugën “Besim Bistrazhini” në Gjakovë. Ankuesi kishte raportuar se nga vetura ju kishin vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje. Njësitet relevante të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes. Pas një pune intensive operativo hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë kanë arritur që brenda ditës të identifikojnë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 14:30. M . L, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1979. Hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë edhe dokumentet dhe gjërat e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit personi i dyshuar për kryerje të veprës penale “Vjedhje” mbahet në ndalim policor për 48 orë./21Media

Back to top button