Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 700 mijë të vaksinuar në Maqedoni

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e Maqedonisë së Veriut. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Në pikat vaksinuese në Maqedoni, përfundimisht me dje, janë vaksinuar gjithsej 440 mijë e 299 qytetarë, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kumtohet se dozën e parë të vaksinës dje e morën 5 mijë e 401 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12 mijë e 821 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 700 mijë e 193 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 259 mijë e 894 qytetarë.
Me numrat e fundit 58% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës, 55% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me një doze të vaksinës, 50% e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 40% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me më së paku një dozë të vaksinës./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button