Kancelarja gjermane sot feston ditëlindjen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot feston ditëlindjen. Ajo këtë të shtunë të 17 korrikut mbushi plot 67 vjet.
Merkel i shërbeu politikës gjermane si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005. Ajo është përshkruar ndryshe si gruaja më e fuqishme në botë, shkruan rtv21.tv.
Merkel ka deklaruar se do të qëndrojë si drejtuese e CDU-së në kongresin e partisë dhe nuk do të kërkojë një mandat të pestë si Kancelare në në vitin 2021.
Sa i përketë jetës personale, Angela në vitin 1977, në moshën 23 vjeç, atëherë Angela Kasner, u martua me Ulrich Merkel dhe mori mbiemrin e tij. Martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Burri i saj i dytë dhe aktual është Joachim Sauer. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1981, u bënë çift më vonë dhe u martuan privatisht më 30 dhjetor 1998. Ajo nuk ka fëmijë, por Sauer ka dy djem nga një martesë e mëparshme./21Media

Back to top button