Arsyet pse Prishtina ende s’ka 24 orë ujë
Drejtori teknik në ujësjellesin rajonal ‘Prishtina’, Sokol Xhafa ka treguar për problemet me mosfurnizmin me ujë
Qytetarët e Prishtinës ndonëse ju gëzuan lajmit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, e cila rreth 3 javë më parë e bëri përurimin e punimeve për riparimin e fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badovc me ç’ rast u tha se Prishtina nga gjysmën e dytë të muajit Mars do të jetë me 24 orë ujë, furnizimi me ujë 24 orë nuk po ndodhë në tërë Prishtinën.
Për të diskutuar rreth kësaj çështje në studion e programit të mëngjesit në RTV 21 ishte i ftuar Drejtori teknik në ujësjellesin rajonal ‘Prishtina’, Sokol Xhafa.
Xhafa ka thënë edhe para se të merret vendimi për furnizim me ujë 24 orë në Prishtinë në media janë dekalruar se do të mundohen ta bëjnë këtë furnizim, por ai është arsyetuar me fatin se se ka pasur zgjerim të ndërtimeve të banimeve . “Kjo ka ndiokuar që disa zona të mos kenë furnizmim me 24 orë me ujë. E kemi thënë dhe prapë po e konfirmojmë se janë disa zona dhe jemi të vetëdijëshem”, ka thënë ai.
Ndërkohë që ka shtuar se mungesa e fondeve dhe mos investimi në të kaluarën ka ndikuar që mos të arrihet këtë. Po ashtu ka treguar se pjesa e impijanitit në shkabaj është ende në fazë testuese dhe nuk është duke prodhuar në kapacitetet maksimale. Për këto dhe detaje tjera ndiqeni videon në vijim. /21Media