I dehur e rrah gruan, arrestohet nga policia
Dje është arrestuar një burrë nga Istogu pasi që i dehur e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar te familja e saj”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media