Nëntë viktima si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Indi
Nëntë turistë kanë mbetur të vdekur në Indinë veriore pasi automjeti me të cilin po udhëtonin është goditur nga gurët që binin si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Tre të tjerë thuhet se janë plagosur në incidentin, i cili ka ndodhur në shtetin e Himachal Pradesh të Indisë.
Në pamjet e postuara në rrjetet sociale janë parë gurë të mëdhenj që përplaseshin në një luginë të pjerrët dhe mbi urë.
Në videon e shpërndarë në Twitter, mund të shihen gurët e mëdhenj duke goditur automjetet e parkuara përpara se të shkaktonin një urë të shembej.
Kryeministri Indian, Narendra Modi iuka dërguar ngushëllimet e tij të përzemërta familjeve të atyre që kanë humbur jetën.
Ai ka shtuar se të gjithë të prekurve do t’u jepet ndihmë nga fondi qeveritar.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por edhe më herët është paralajmëruar për rrëshqitje të mundshme të tokës, si shkak të reshjeve të mëdha të shiut./21Media
Nine tourists have been killed and several injured after a massive landslide hit a bridge in Himachal Pradesh’s Sangla valley.
Get more news from around the world: https://t.co/tCJMkcu6aY pic.twitter.com/qtZ1e4kCkg
— Sky News (@SkyNews) July 25, 2021