Policia në Mitrovicë gjatë vikendit aplikon kontroll me test të alkoolit
Policia ka bërë të ditur se në Mitrovicë i kanë shtuar masat e sigurisë të parapara me Planin Operativ ”Sezoni Veror 2021” në kuadër të të cilit, gjatë këtij vikendi ka shtuar kontrollet me alkool test.
Siç thuhet në komunikatë kontrolla të tilla me alkooltest janë aplikuar në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, si në rrugët nacionale, rajonale mirëpo duke mos përjashtuar edhe rrugët lokale dhe ato në brendësi të qyteteve.
”Gjatë vikendit janë realizuar rreth 72 kontrolle me alkooltest dhe janë shqiptuar 5 gjoba për kundërvajtje në trafik ndërsa në një rast është ndëshkuar një person në bazë të dispozitave të Ligjit për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (dehje në vend publik). Policia në Mitrovicë edhe ditëve në vazhdim do të vijoj me këto masa të shtuara me qëllim të identifikimit të rasteve dhe ndëshkimit të gjithë atyre drejtuesve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe në këtë mënyrë rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik por edhe veten e tyre”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media