Mbi 9 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 537 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469 mijë e 857 doza të vaksinës.
Bëhet e ditur se deri më sot 164 mijë e 290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit dy qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19. Nga 3 mijë e 730 testime të kryera janë konfirmuar 195 raste të reja me COVID-19./21Media